Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
Xhudistja nga Kosova është mposhtur në gjysmëfinale nga japonezja Uta Abe.
Megjithatë gara për Distrinë nuk përfundon këtu, pasi ajo do të ketë një rast tjetër për të marrë medaljen e bronztë.
Distria do të luftojë në repesazh përballë francezës Amandine Buchard. /Telegrafi/