Telegrafi

Distria Krasniqi mposhtet në çerekfinale, por shpreson triumfin në Hagë me anë të repesazhit

Xhudistja nga Kosova, Distria Kransiqi ka humbur ndeshjen e tretë apo çerekfinalen në Grand Prixin që po mbahet në Hagë të Holandës.

Distria Krasniqi ka fituar dy ndeshjet e para në Grand Prixin e Holandës.

Fillimisht xhudistja jonë mposhti ka arritur që në ndeshjen e parë të mposht xhudisten nga Gjermania, Ulrich Mira, me ippon.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi vazhdon me suksese, fiton dy ndeshjet e para në Grand Prixin e Hagës

Në ndeshjen e radhës, Krasniqi u takua me xhudisten nga Portugalia, Maria Siderot, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.

Në çerekfinale, Distria u përballë me japonezen Aya Sakagami, ndeshje të cilën e humbi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Humbja e xhudistes pejane erdhi pas një gabimi, i cili u shfrytëzua nga japonezja që e fitoi ndeshjen me ippon.

Pas kësaj humbje, Distria mbetet ende në garë pasi që kalon në repesazh, duke mbetur në luftë për medaljen e bronztë.

Në repesazh, xhudistja jonë do të përballet me kundërshtaren rumunen  Monica Ungureanu. /Telegrafi/