Xhudistja nga Kosova, Distria Kransiqi ka humbur ndeshjen e tretë apo çerekfinalen në Grand Prixin që po mbahet në Hagë të Holandës.
Distria Krasniqi ka fituar dy ndeshjet e para në Grand Prixin e Holandës.
Fillimisht xhudistja jonë mposhti ka arritur që në ndeshjen e parë të mposht xhudisten nga Gjermania, Ulrich Mira, me ippon.
Në ndeshjen e radhës, Krasniqi u takua me xhudisten nga Portugalia, Maria Siderot, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.
Në çerekfinale, Distria u përballë me japonezen Aya Sakagami, ndeshje të cilën e humbi në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Humbja e xhudistes pejane erdhi pas një gabimi, i cili u shfrytëzua nga japonezja që e fitoi ndeshjen me ippon.
Pas kësaj humbje, Distria mbetet ende në garë pasi që kalon në repesazh, duke mbetur në luftë për medaljen e bronztë.
Në repesazh, xhudistja jonë do të përballet me kundërshtaren rumunen Monica Ungureanu. /Telegrafi/