Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi mposht serben Stojadinov dhe kalon në gjysmëfinale të Grand Prix Antalya

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në Grad Prixin e Antalyas pasi ka mposhtur serben Andrea Stojadinov.

Xhudistët nga Kosova po vazhdojnë me reprezentim dinjitoz në çdo garë që po marrin pjesë.

I tillë është edhe Grand Prixi i fundit që po mbahet në Antalya të Turqisë, ku po shkëlqen Distria Krasniqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Xhudistja pejane ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të këtij Grand Prixi, pasi ka mposhtur në çerekfinalen serben Stojadinov në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Pamje gjatë ndeshjes me turken Senturk

Në gjysmëfinale, xhudistja jonë do të takohet me koreano-jugoren, Yujeang Kong.

Në ndeshjen e parë, Distria kaloi pa lojë, ndërsa në ndeshjen e dytë e mposhti turken Gulkader Senturk. /Telegrafi/

Exit mobile version