Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi mbetet edhe pa të bronztën, renditet e pesta në botë

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, ka përfunduar në vendin e pestë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Numri një në renditjen olimpike dhe botërore, pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë, kategoria -48 kg.

Pas mbi 10 minutash luftë, Krasniqi u mund me tri vërejtje.

Është kjo hera e parë pas më shumë se tri vitesh që Krasniqi mbetet pa medalje në një garë ndërkombëtare.

Garuesja jonë shënoi tri fitore, duke mundur Eva Csernovicki të Hungarisë, Sabina Giliazova të Rusisë dhe Laura Martinez të Spanjës, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë. Në gjysmëfinale u mund nga japonezja, Natsumi Tsonuda.

Gara e ardhshme e kampiones së tanishme të Evropës, është në Lojërat Olimpike Tokio 2020, në të cilat urojmë ta shohim në podium.

Të martën garojnë, Akil e Nora Gjakova, si dhe Flaka Loxha. /Telegrafi/

Exit mobile version