Telegrafi

Distria Krasniqi lufton për të bronztën

Distria Krasniqi pëson humbje në gjysmëfinale të Grand Prinxit të Budapestit.

Xhuditjsa jonë nuk ka mund ta kalojë pengesën e quajtur japonezen, Hiromi Endo.

Distria u mposht në luftën maratonike, kategoria deri 48 kilogramë.

Xhudistja jonë tani lufton për medaljen e bronztë ndaj Sophie Anne Jura të Belgjikës.

Theksojmë se Distria mposhti në çerekfinale argjentinasen, Paula Pareto.

Garat e nivelit Grand Prix vlerësohen me peshë në xhudo, aq më tepër në kohën kur kanë nisur kualifikimet për Lojërat Olimpike dhe pikët e fituara nëpër gara kanë fituar në rëndësi.

Gara në Budapest po ashtu shërben si pjesë e përgatitjeve për botërorin e xhudos që mbahet prej 20 deri më 27 shtator në Baku të Azerbajxhanit. /Telegrafi/