Telegrafi

Distria Krasniqi kualifikohet për në finalen e Parisit – prek me një dorë medaljen e artë

Distria Krasniqi ka shkuar në finale të Grand Slamit të Parisit dhe e ka të sigurt medaljen e argjendtë.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon nikoqiren, francezen Anais Mosdier.

Distria në çerekfinale mposhti me Wazaari në vazhdime medalisten Olimpike në Tokio 2020, britanezen Chelsie Giles.

Në gjysëmfinale ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Zvicrra, Fabienne Kocher.

Krasniqi në finale do të ndeshet kundër garueses tjetër nga Franca, Amandine Buchard, medaliste e argjendtë Olimpike në Tokio 2020.