Telegrafi

Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale

Pas Nora Gjakovës, edhe Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale.

Distria ishte më e mirë se spanjollja Ana Perez të cilën e mposhti në çerekfinale.

Krasniqi siguroi gjysmëfinalen për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Dueli i parë për talenten tonë, Distria Krasniqi ishte përballë tunizianes Amani Gannouni të cilën e mposhti lehtësisht. /Telegrafi/