Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka fituar dy ndeshjet e para në Evropianin e xhudos në Lisbonë të Portugalisë dhe ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Pas Nora Gjakovës, edhe Distria Krasniqi është duke shkuar drejt suksesit në Kampionatin Evropian që po mbahet në Portugali.
Xhudistja pejane ka arritur t’i fitojë dy ndeshjet e para dhe të kualifikohet në gjysmëfinale në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në ndeshjen e parë, Distria mposhti italianen Francesca Giorda.
Në anën tjetër, në çerekfinale pejania mundi me ‘ippon’ izraeliten Shira Rishony.
Në gjysmëfinale, xhudistja jonë do të ndeshet me rusen Sabina Giliazova. /Telegrafi/