Telegrafi

Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Prix

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi po vazhdon me suksese.

Kosova po vazhdon me sukseset e saj në sportin e xhudos.

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prixit.

Kjo arritje e xhudistes së re vjen në garën që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Distria mposhti në çerekfinale argjentinasen, Paula Pareto, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinalen që do të zhvillohet pas pak, Krasniqi takohet me japonezen, Hiromi Endo.

Xhudistja jonë mposhti Catarina Costan, në raundin e tretë.  /Telegrafi/