Distria Krasniqi ka arritur një tjetër fitore në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja nga Kosova ka mposhtur jug-koreanen Kang në çerekfinalen e këtij Grand Slami.
Kësisoj Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale xhudistja pret fituesen e duelit Ami Kondo të Japonisë dhe Ganbatarit nga Mongolia. /Telegrafi/