Telegrafi

Distria Krasniqi kalon në rrethin e tretë të Mastersit së Xhudos në Hungari

Distria Krasniqio ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit të Xhudos që po mbahet në Hungari.

Xhudistja jonë në raundin e dytë u takuar me belgen, Amber Ryheul në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria e kishte të vështirë ta mposhte kundërshtaren, pasi kjo e fundit shmgej vazhdimisht nga përballja, derisa u ndëshkua dy herë.

Lexo po ashtu Nora Gjakova detyron kundërshtaren ta dorëzojë duelin - fiton me lehtësi raundin e parë

Me këtë fitore, Krasniqi kaloi në rrethin e tretë, ndërsa pas pak do të përballet me gjermanen Mascha Ballhaus.

Pas pak, Nora Gjkova do të përballet me francezen, Priscilla Gneto në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/