Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi kalon në raundin e dytë në Grand Prixin e Zagrebit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka kaluar në raundin e dytë në Grand Prixin e Zabrebit.

Kampionia olimpike nga Kosova ka fituar pa telashe në raundin e parë të garës që po mbahet në kryeqytetin kroat.

Pejania arriti të mposht xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta në raundin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Distria ishte dominuese në takimin e saj ndaj Asvesta, pasi e fitoi fillimisht një poenë me ‘waza-ari’ e pastaj e kontrolloi ndeshjen.

Në raundin e dytë, xhudistja jonë do të takohet me Binta Ndiaye të Zvicrës.

Sot më vonë ndeshet edhe Laura Fazliu me Ariela Sanchez nga Republika Dominikane në kategorinë deri në 63 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version