Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slamit që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Dita e sotme ka rezultuar e suksesshme për xhudisten e Kosovës, Distria Krasniqi.
Krasniqi ka arritur të kualifikohet në finale të Grand Slamit që po mbahet në Bundepest.
Ajo në gjysmëfinale ka mposhtur izraeliten Shira Rishony me shënim të artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në finale e pret përballja me kampionen Olimpike të Rio 2016, Paula Pareto të Argjentinës. /Telegrafi/