Telegrafi

Distria Krasniqi e pandalshme, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi ka siguruar medaljen në Evropianin e xhudos në Lisbonë.

Për herë të dytë Distria Krasniqi do të jetë në finale të Kampionatit Evropian, pasi u shpall e dyta në vitin 2018, ndërsa tani shpreson të bëhet kampione.

Distria në çerekfinale të kategorisë deri 48 kilogramë e ka mposhtur rusen Sabina Giliazova.

Deri në gjysmëfinale xhudistja kosovare arriti falë fitoreve ndaj italianes Francesca Giorda dhe izraelites Shira Rishony.

Në finale e pret dy herë kampionia e botës Daria Bilodid e Ukrainës. /Telegrafi/