Distria Krasniqi ka siguruar medaljen në Evropianin e xhudos në Lisbonë.
Për herë të dytë Distria Krasniqi do të jetë në finale të Kampionatit Evropian, pasi u shpall e dyta në vitin 2018, ndërsa tani shpreson të bëhet kampione.
Distria në çerekfinale të kategorisë deri 48 kilogramë e ka mposhtur rusen Sabina Giliazova.
Deri në gjysmëfinale xhudistja kosovare arriti falë fitoreve ndaj italianes Francesca Giorda dhe izraelites Shira Rishony.
Në finale e pret dy herë kampionia e botës Daria Bilodid e Ukrainës. /Telegrafi/