Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi humbet në finale, mjaftohet me medaljen e argjendtë në “GP Budapest 2019”

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sportitët nga Kosova po vazhdojnë me suksese dhe po na bënë krenarë në arenën ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhudo

E tillë është edhe xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Budapest.

Distria ishte e pafat në finale pasi pësoi humbje nga xhudistja japoneze, Funa Tonaki në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1 dhe fituesi u desh të zgjidhej me pikën e artë, ku më e mirë ishte Tonaku duke fituar me ippon.

Distria fitoi tri luftëra, ndërsa një e kaloi pa luftë. Ajo fitoi 490 pikë të reja Olimpike për Tokio 2020. /Telegrafi/  

Exit mobile version