Telegrafi

Distria Krasniqi humb në çerekfinale, lufton për medaljen e bronztë në Rusi

Distria Krasniqin nuk do të mund ta shohim në finalen e Mastersit të Rusisë.

Xhudistja jonë ka pësuar humbje nga rusja Natalia Kuziutinia në çerekfinale të World Judo Masters.

Pejania e ka humbur mundësinë për medalje të artë, por ka shpresa ta rrëmbejë të bronztën përmes repechange.

Në këtë fazë, Krasniqi do të përballet për kategorinë deri në 52 kilogramë me Natsumi Tsunodan.

Ndryshe, Nora Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të “Mastersit” të Rusisë.

Xhudisjta u eliminua nga koreano-jugorja Youjeong Kwonin. /Telegrafi/