Telegrafi

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Hagës, mposht kinezen brenda 20 sekondave

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Prixin e Hagës, që po zhvillohet në Holandë.

Distria Krasniqi ka fituar dy ndeshjet e para në Grand Prixin e Holandës, ku  fillimisht ka arritur të mposht xhudisten nga Gjermania, Ulrich Mira, me ippon.

Në ndeshjen e radhës, Krasniqi u takua me xhudisten nga Portugalia, Maria Siderot, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhudo

Në çerekfinale, Distria u përballë me japonezen Aya Sakagami, ndeshje të cilën e humbi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Por, edhe përkundër humbjes xhudistja jonë mbeti në garë për medaljen e artë duke kaluar në repesazh, ku do të përballej me kundërshtaren rumunen  Monica Ungureanu.

Këtë përballje, Distria Krasniqi arriti ta fitojë me ippon për të siguruar ndeshjen e fundit për medalje të bronztë ndaj kinezes Yanan Li, brenda 20 sekondave.

Në këtë ndeshje, pejania arriti të tregojë lojë të zgjuar duke mposhtur kinezen dhe duke u stolisur në fund me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në Grand Prixin e Hagës do të marrin pjesë edhe Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, ndeshjet e të cilëve do të zhvillohen nesër, respektivisht pasnesër. /Telegrafi/