Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Prixin e Hagës, që po zhvillohet në Holandë.
Distria Krasniqi ka fituar dy ndeshjet e para në Grand Prixin e Holandës, ku fillimisht ka arritur të mposht xhudisten nga Gjermania, Ulrich Mira, me ippon.
Në ndeshjen e radhës, Krasniqi u takua me xhudisten nga Portugalia, Maria Siderot, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.
Në çerekfinale, Distria u përballë me japonezen Aya Sakagami, ndeshje të cilën e humbi në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Por, edhe përkundër humbjes xhudistja jonë mbeti në garë për medaljen e artë duke kaluar në repesazh, ku do të përballej me kundërshtaren rumunen Monica Ungureanu.
Këtë përballje, Distria Krasniqi arriti ta fitojë me ippon për të siguruar ndeshjen e fundit për medalje të bronztë ndaj kinezes Yanan Li, brenda 20 sekondave.
Në këtë ndeshje, pejania arriti të tregojë lojë të zgjuar duke mposhtur kinezen dhe duke u stolisur në fund me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në Grand Prixin e Hagës do të marrin pjesë edhe Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, ndeshjet e të cilëve do të zhvillohen nesër, respektivisht pasnesër. /Telegrafi/