Telegrafi

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, i ka sjell Kosovës medaljen e artë nga Kampionati Evropian U-23, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria mposhti në finale rumunen, Alexandra-Larisa Florian, në kategorinë  deri në 52 kilogramë.

Deri tek medalja e artë, Krasniqi arriti pasi mposhti katër garuese. Rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Trajneri Driton Kuka dhe kampionia, Distria Krasniqi

Në të dytën mundi, Betina Temelkova të Izraelit, pastaj në çerekfinale mposhti rusen, Daria Bobrikova. Në gjysmëfinale kaloi pengesën, Francesca Giorda nga Italia.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të xhudistes tonë dhe Federatës së Xhudos së Kosovës. /kok/