Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike nga Kosova e nisi ditën nga raundi i dytë, pasi nuk kishte ndeshje në raundin e parë.

Në raundin e dytë, Distria arriti ta fitojë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në ‘pikë të artë’ me një ‘waza-ari’.

Me këtë fitore, xhudistja pejane kaloi në çerekfinale, ku pati punë me holandezen Naomi Van Krevel, të cilën e mposhti dhe siguroi gjysmëfinalen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, pejania u ndesh me francezen Astride Gneto, të cilën gjithashtu e mposhti.

Fitorja e Distrias në këtë fazë erdhi me ‘ippon’ pasi kundërshtarja e saj u ndëshkua me tre karton të verdhë.

Në finale, Distria pati punë me hungarezen Reka Pupp, të cilën gjithashtu e mposhti.

Distria u tregua e madhe duke e mposhtur brenda pak sekondave me ippon.

Me këtë fitorja, xhudistja jonë fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo fitore tregon edhe njëherë se Kosova është njëra nga vendet më të forta në botë në sportin e xhudos. /Telegrafi/

Exit mobile version