Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Masters të Hungarisë

Distria Krasniqi ka vazhduar me suksese në garat e mëdha të xhudos.

Xhudistja nga Kosova të premten ka arritur t’i sjell vendit tonë medaljen e argjendtë në Masters që është mbajtur në kryeqytetin hungarez Budapest.

Distria arriti deri në finalen e madhe të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Megjithatë xhudistja nga Kosova pësoi humbje nga francezja Amandine Buchard me të cilën ishte takuar edhe më parë dhe tani në total ka një fitore e tre humbje.

Ka qenë një luftë shumë e fortë në finale dhe e barabartë, por vetëm pas kohës shtesë xhudistja franceze arriti fitore.

Kësisoj Dsitria arriti të fitoj medaljen e argjendtë që padyshim se është një sukses i madh. /Telegrafi/

Exit mobile version