Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Bakut

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Bakut në Azerbajxhan, ku paraqiten 452 xhudistë nga 61 shtete të ndryshme.

Kosova ka siguruar tashmë medaljen e parë në në Grand Slamin që po mbahet në Baku.

Është xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në finale, xhudistja jonë ishte e pafat, duke u mposhtur në ‘golden score’ pas tri gabimeve nga japonezia Kisumi Omori.

Në luftën e parë, Distria mposhti me ‘waza-ari’ brazilianen Jessica Pereria, ndërsa në çerekfinale ajo triumfoi ndaj marokenes Soumiya Iraoui.

Në gjysmëfinale, pejania mori një fitore të madhe ndaj italianes Odette Giuffrida. /Telegrafi/

Exit mobile version