Distria Krasniqi ka arritur ta siguroj finalen në Grand Slamin e Parisit.
Si në të gjitha luftërat, edhe në gjysmëfinale Distria ka arritur të triumfojë.
Xhudistja nga Kosova ka pasur përballë francezen Melanie Clement të cilën e ka mposhtur pas kohës shtesë.
Tani xhudistja nga Peja është finaliste dhe synon të fitojë medaljen e artë në Paris. /Telegrafi/