Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi e nis me fitoren Kampionatin Botëror, por mposhtet në raundin e dytë nga ukrainasja Bolodid

Distria Krasniqi ka fituar ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror në Baku, por që është mposhtur në ndeshjen e radhës.

Xhudistja kosovare i ka nisur mirë garat në Kampionatit Botëror, por pastaj fati nuk e ka përcjell.

Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë ndaj xhudistes nga Guatemala, Jacquelin Solis.

Megjithatë, në ndeshjen e radhës, Distria ka humbur nga Daria Bilodid.

Kjo humbje e xhudistes kosovare vjen në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Krasniqi u mposhtë me një ‘waza-ari’ në raundin e dytë të Kampionatit Botëror Baku 2018.

Me një fitore në botëror, Distria fitoi 200 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të shtunën në Baku 2018 garojnë Akil Gjakova (-73 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg), kurse Loriana Kuka (-78 kg) garon të martën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version