Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi më e mira në botë në kategorinë -48 kg

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar 10 xhudistet me të mira në botë për kategorinë -48 kg, ku Distria Krasniqi mban bindshëm vendin e parë.

Distria Krasniqi qëndron në vendin e parë në këtë kategori me 8915 pikë, duke lënë prapa shumë xhudiste të njohura botërore.

Në vendin e dytë qëndron Daria Bilodid nga Ukraina me 4895 pikë dhe në vendin e tretë është japonezja Funa Tonaki me 6935 pikë.

Urantsetseg Munkhabat në vendin e katërt, e ndjekur nga Paula Pareto dhe Melanie Clement. /Telegrafi/ 

Exit mobile version