Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kg në Grand-Prix Antalya.
Ajo e ka mposhtur në finale xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.
Krasniqi ka fituar me rezultat të përgjithshëm 10-0.
Ajo e ka donimuar lufrën nga fillimi në fund.
Per të arritur në finale Distria Krasniqi, në çerekfinale e mposhti izraeliten, Gefen Primo, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj xhudistes nga Turkmenistani, Gulbadam Babamuratova.
Më herët xhudistja, Fjolla Kelmendi, ka fituar medaljen e argjendtë në garat që po mbahen në Turqi në kuadër të Grand Prix Antalya. /Telegrafi/