Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e nisin me fitore

Dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë duke marrë pjesë në Gran Prix e Tunizisë.

Dueli i parë për talentet tonë, Distria Krasniqi ishte përballë tunizianes Amani Gannouni në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi shënoi fitore të lehtë ndaj vendases duke kaluar në raundin tjetër.

Fitore ka shënuar edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova kishte përballë xhudisten turke Nazlican Ozerler të cilën e mposhti.

Dy xhudistet tona tani po presin për t’i mësuar kundërshtarët e radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version