Site icon Telegrafi

Distria Krasaniqi fiton medaljen e artë në Paris, merr edhe 1000 pikë

Distria Krasniqi ka fituar garën më prestigjioze të xhudos, Grand Slamin e Parisit, duke mposhtur në finale britaniken Chelsie Giles.

Distria e mbrojti titullin e kampiones në kategorinë deri 52 kg, e që ishte titulli i tretë.

Përveç vitit 2023, ajo e kishte fituar të artë edhe në vitin 2020, ndërsa ka edhe dy medalje të argjendta e dy të bronzta.

Në finale, para një numri të konsiderueshëm shikuesish, Distria e mposht britaniken Chelsie Giles me uazari, ndërsa e kontrolloi gjithë luftën.

Distria tani ka katër fitore e një humbje ndaj Giles.

28-vjeçarja Krasniqi ishte bartëse e parë, ndërsa pati një ditë të shkëlqyer, ku mposhti emra si Leonie Gonzalez, Seyun Jang, Khorloodoi Bishreltin dhe Kisomi Omori.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

Me të artën, Distria i fiton 1000 pikë në ranglistën botërore, ku është në pozitën e parë në kategorinë deri 52 kg. /Telegrafi/

Exit mobile version