Distria Krasniqi ia ka sjellë Kosovës medaljen e parë të artë nga Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’.
Xhudistja jonë mposhti në finale italianen, Odette Giuffrida, në kategorinë -52 kilogramë.
“Është kjo medalja e parë e Kosovës në Lojëra Mesdhetare. Urime Distria dhe suksese Nora Gjakovës, e cila garon pas pak”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e KOK-ut.
Distria siguroi pjesëmarrjen në finale pas triumfit në gjysmëfinale ndaj Irene Korkmaz.
Xhudistja turke u pezullua për shkak të tri vërejtjeve.
Ndërkaq, në çerekfinale, sportistja nga Kosova fitoi me Ippon ndaj spanjolles Isabel Perez.
Në finale ka arritur të kualifikohet edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/