Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Numri një në botë, Krasniqi mposhti në finale me ippon japoneze, Funa Tonaki, kampione e botës 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.
Kujtojmë se më vonë do të garojnë edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në kategoritë e tyre.
Kampionia Olimpike, Kelmendi, u mund në gjysmëfinale nga Amandine Bouchard (Francë), pas penalizimeve, ndërsa Gjakova u mund nga Tasukasa Yoshida(Japoni). /Telegrafi/