Telegrafi

Distria eliminohet, nuk ka medalje për të

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është eliminuar nga kampionati evropian.

Distria ishte në luftë për medaljen e bronztë por nuk arriti që ta fitojë atë.

Krasniqi është mposhtur nga rivalja e saj izraelite, Gili Cohen duke humbur gjasat për medalje. /Telegrafi/