Site icon Telegrafi

Distria e nisi me fitore Grand Slamin e Bakut, por ndalet në çerekfinale – medaljen e bronztë e kërkon përmes repesazhit

Foto: Kosovo Olympic Committee/ Facebook

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi e ka nisur me fitore, por më pas është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Medalistja e artë olimpike ka fituar luftën e parë pas suksesit të madh që pati në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Pejania arriti të fitoj në raundin e parë duke mposhtur japonezen Nanako Tsubone në kohën shtesë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi rikthehet në tatami për herë të parë pas medaljes së artë olimpike

Megjithatë, Distria ishte e pafat në çerekfinale duke pësuar humbje.

Ajo nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi është mposhtur në çerekfinale nga hungarezja Reka Pupp në një luftë të fortë ku humbi me ‘ippon’ në kohën shtesë.

Vlen të theksohet se këto lufta të pejanes erdhën në kategorinë deri 52 kilogramë, pasi tashmë ka ndryshuar kategorinë nga -48 kg sa ishte më parë.

Distria do ta kërkoj medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku i duhen dy fitore për t’u stolisur në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version