Distria Krasniqi e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë pasi ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali.
Distria ka pasur sfidën e parë të vërtetë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të përfunduar e para.
Në finale e mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz. Ndaj saj fitoi me një “Ippon” impresiv.
Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë mposhti francezen Leonie Gonzalez.
Distria në çerekfinale, mposhti me spanjollen Ariane Toro Soler.
Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo. /Telegrafi/