Site icon Telegrafi

Distria e argjendtë në Hungari

Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në turneun "European Cup Juniors" që po mbahet në Paks të Hungarisë. Në kategorinë 52 Kg, Krasniqi të shtunën u radhit e dyta në mesin e 24 garueseve.

Në finale xhudistja nga Kosova u mposht nga rumunia, Alexandra Florian, transmeton Sporti1.

Deri në finale Distria u ndesh me katër garuese të tjera. Dy luftërat e para, me hungarezen Patricia Toth dhe Rusen, Babinyan Zarina, Distria i përfundoj me "Ippon". Më pas Krasniqi ishte më e mirë se ukrainasja Kachnova Svitlana, kurse në gjysmë-finale e mposhti garuesen nga Italia, Pidroni Fabiola.

Në këtë turne mori pjesë edhe Leutrime Krasniqi në kategorinë 57 Kg. Ajo në luftën e parë u ndesh me rusen ,Mezhetskaia Daria, favorite në këtë kategori. Pas humbjes nga kjo garuese, në luftërat përmirësuese mposhti Hungarezen Katinka Szabo. Në duelin tjetër, garuesja nga Holanda, Schultz Lilo, ishte më e mirë se Krasniqi, e cila e përfundoj garën në vendin e 9-të. /Telegrafi/ 

Exit mobile version