Telegrafi

Distria dhe Nora mahnitin me elegancën e tyre në ‘Mbrëmjen Gala’ në Stamboll

(Foto: Facebook/KOK/EJU)

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë shkëlqyer me dukjen e tyre në ‘Gala mbrëmjen’ e mbajtur të shtunën mbrëma në Stamboll të Turqisë.

Kampionet tona olimpike janë nderuar me dekoratë në këtë eveniment nga Federata Evropiane e Xhudos (EJU).

Për këtë mbrëmje të rëndësishme, Nora kishte zgjedhur një fustan të zi me krahë, të shkurtë deri mbi gjunjë, të kombinuar këpucë të zeza.

(Foto: Facebook/KOK/EJU)

Fustani i Distrisë ishte po ashtu me ngjyrë të errët, por i shndritshëm, me një çarje në pjesën e përparme, njëherësh i kombinuar me këpucë të zeza.

Lexo po ashtu Federata Evropiane e Xhudos shpërblen kampionet e tona olimpike

Theksojmë se në mbrëmjen gala në Stamboll, me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/KOK/EJU)

 

(Foto: Facebook/KOK/EJU)

 

(Foto: Facebook/KOK/EJU)

 

(Foto: Facebook/KOK/EJU)