Site icon Telegrafi

Distria dhe Akili në Grand Prix të Dusseldorfit

Të premten (sot) xhudistët kosovarë, Akil Gjakova (66 kg) dhe Distria Krasniqi (48 kg) do ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën Botërore të radhës, Grand Prix në Dusseldorf, thuhet në një njoftim të Federatës së xhudos së Kosovës.

Në këtë garë fondi shpërblyes do të jetë 100,000 dollarë amerikan. Distria Krasniqi në kupën botërore në Sofja, dy javë më parë fitoi medaljen e artë, kurse në grand-slam turneun e Parisit doli e pesta. Akil Gjakova në turneun e Sofjas fitoi medaljen e bronztë, ky është viti i parë për të dy garuesit që janë pjesë e garave botërore ndër senior.

Drejt Gjermanisë do të udhëtojnë edhe dy xhudistet tjera të njohura, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, por jo për gara. “Me ta do të udhëtojnë edhe xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova të cilat do të qëndrojnë në kampin përgatitor për tre ditë”, thuhet tutje në njoftimin e FXHK-së. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version