Kufjet ‘kompjuterike hapësinore’ të Apple, Apple Vision Pro, fillimisht u prezantuan në SHBA në shkurt dhe filluan zgjerimin ndërkombëtar në qershor.
Tani, kompania po sjell kufjet në më shumë vende me një tjetër zgjerim të përgatitur për muajin e ardhshëm.
Shefi i marketingut të Apple, Greg Joswiak publikoi njoftimin në një postim në X, përcjell Telegrafi.
Apple Vision Pro is coming to South Korea and the United Arab Emirates on November 15! We’re excited that customers in a dozen countries and regions will get to immerse themselves in the world of spatial computing! pic.twitter.com/gqrlLfT8XG
— Greg Joswiak (@gregjoz) October 31, 2024
Bëhet e ditur se Apple Vision Pro po bëhet gati për t’u prezantuar në Korenë e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më 15 nëntor.
Në këto dy vende, para-porositë e Apple Vision Pro do të fillojnë më 4 nëntor.
Siç raportohet, me këtë zgjerim më të fundit, kufjet e Apple do të jenë të disponueshme në gjithsej 12 vende.
Ndryshe, Vision Pro kanë një çmim fillestar prej 3,500 dollarë në SHBA dhe janë më shumë një produkt i veçantë sesa një pajisje e zakonshme. /Telegrafi/