Site icon Telegrafi

Disponimi i mirë para sfidës kundër Senegalit

Kosova nesër pasdite në Gjeneve do të luajë miqësoren e tretë ndërkombëtare me Senegalin.

Përfaqësuesja jonë të mërkurën që lamë pas humbi miqësoren kundër Turqisë (1-6), dhe tashmë të përzgjedhurit e Albert Bunjaku janë të përqendruar në sfidën kundër Senegalit, një tjetër ndeshje e vështirë për përfaqësusen tonë.

Ekspedita e Kosovës tashmë ndodhet në Gjeneve, e akomoduar në hotel ‘Crowne Plaza’. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar se bashkë me përfaqësusen tonë në Gjeneve ndodhet edhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënkryetari Agim Ademi, anëtarët e KE Agim Maloku, Bakir Burri, Luan Vokshi, Xhelal Broja e Iljaz Mjaku, seketari i përgjithshëm Eroll Salihu si dhe kryetari i KOK-ut Besim Hasani.

Sipas FFK-së, ekipi i përfaqësues sonë mbrëmë ka mbajtur seancën stërvitore, dhe thuhet se atmosfera brenda ekipit është jashtëzakonisht e mirë.

Sot pasdite përfaqësuesja jonë do të zhvillojnë seancën e fundit para miqësoren kundër Senegalit, ndeshje kjo që luhet nesër në orën 17:00. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version