Site icon Telegrafi

DisplayMate: iPhone Xs Max ka ekranin më të mirë ndonjëherë

Në konkurrencën e pashprehur dhe të vazhdueshme në mes të Apple dhe Samsung për titullin “ekranin më të mirë telefonik”, Cupertino siç edhe është parashikuar, ka vjedhur kurorën nga Galaxy Note9.

Analiza gjithëpërfshirëse e DisplayMate – e shkruar nga presidenti i kompanisë, Dr Raymond M Soneira – nga ekrani i Xs Max zbulon disa përmirësime në panel, mbi atë që erdhi me iPhone X të vitit të kaluar, duke vendosur standarde të reja dhe duke thyer rekordet ekzistuese në këtë fushë, përgjatë rrugës.

Fillimisht, iPhone Xs Max arrin një shkëlqim të plotë të ekranit me 660 thërija për gamën e ngjyrave sRGB dhe DCI-P3, krahasuar me pjesëzat e Note9 dhe 634 të tilla në iPhone X.

Zonat e tjera të përmirësuara janë saktësia e ngjyrës dhe reflektimi i ekranit.

“Bazuar në testet dhe matjet e gjera të laboratorit, iPhone XS Max merr çmimin Ekrani më i mirë në telefon nga Display Mate, duke fituar notën më të lartë të klasës A+ dhe duke ofruar një performancë më të mirë të ekranit krahasuar me telefonët e tjerë konkurrues.” – thuhet në njoftimin e kompanisë.

Duke pasur parasysh se iPhone Xs me madhësi më të vogël përdor teknologjinë e njëjtë të ekranit, përdoruesit mund të presin që të dyja pajisjet të vijnë me eksperienca të ngjashme vizuele. /Telegrafi/

Exit mobile version