Disneyland në shtetin amerikan të Kalifornisë do të bëhet qendër për vaksinimin masiv kundër coronavirusit.
Ky park u mbyll në mars të vitit të kaluar pas shpërthimit të pandemisë dhe pritet që mijëra njerëz të mund të vaksinohen, gjë që do ta bëjë të parin vend nga pesë lokacionet totale për shpërndarjen e vaksinave në këtë zonë.
Ai pritet të hapet për këto qëllime në fund të javës dhe në Kaliforni, punonjësit shëndetësorë, policia dhe njerëzit mbi moshën 75 vjeç, fillimisht do të vaksinohen, raporton cnn.
“Disneyland Resort është krenar që është në gjendje të ndihmojë Orange County dhe qytetin e Anaheim duke e përdorur atë. Ne jemi mirënjohës ndaj tyre për përpjekjet e tyre për të luftuar coronavirusin”, tha zyrtarja mjekësore e Disney Parks, Pamela Hyme.
Stadiumi Dodger në Los Angeles pritet gjithashtu të shërbejë si një vend për të vaksinuar njerëzit kundër coronavirusit. /Telegrafi/