Site icon Telegrafi

Disney paditet për shfrytëzim të paautorizuar të këngëve të Michael Jacksonit

Michael Jackson - Getty Images

Michael Jackson ka ndërruar jetë para nëntë vjetëve, por që ende mbetet temë e mediave rozë ndërkombëtare.

Kësaj radhe kompania që menaxhon pronat e artistit të ndjerë ka paditur kompaninë Disney. Kjo e fundit në disa prej emisioneve për televizionin ABC ka vjedhur pronësinë intelektuale të këngëtarit, raporton AP.

Padia pretendon se “Ditët e Fundit të Michael Jackson”, që u transmetua javën e kaluar, kanë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme pjesë të këngëve më të vlefshme, përfshirë “Billie Jean”, “Bad”, dhe spotet për këngët “Thriller” dhe “Black and White”.

Michael Jackson (Getty Images)

E njëjta kompani gjithashtu thotë se filmat dokumentarë që i përkasin kësaj kompanie përdoren ilegalisht në programe të ndryshme.

ABC nuk iu përgjigj kërkesës për koment të AP-së, por javën e kaluar njoftoi se programi i transmetuar ishte pjesë e lajmeve dhe nuk shkelte të drejtat e kompanisë që menaxhon pronën e Michael Jacksonit.

Lexo po ashtu Si arriti ta sfidonte gravitetin Michael Jackson në hitin "Smooth Criminal"?

Ndryshe, Jackson kryeson listën e Forbes me të famshmit më të mëdhenj që kanë fituar të vdekur për vitin e pestë në radhë duke grumbulluar në 75 milionë dollarë.

Kujtojmë se këngëtari u gjet i vdekur në një prej shtëpive të tij gjersa raportet e para thonin se ishte në pyetje droga që i mori jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version