Disney bëri një ofertë të re prej 70.3 miliardë dollarësh për Twenty-First Century Fox, pasi Comcast ofroi 65 miliardë dollarë për këtë kompani.
Beteja për Twenty-First Century Fox tregon një valë të re lufte mes kompanive argëtuese dhe telekomunikimit. Kompanitë që blejnë kompanitë mediatike kanë gjithnjë e më shumë programe për të konkurruar më mirë me kompanitë e teknologjisë si Amazon dhe Netflix, përcjell Telegrafi.
Marrëveshja me Disney do të përfshinte blerjen e filmave Fox dhe studiove televizive, rrjeteve kabllore dhe aseteve ndërkombëtare, por jo kanalet Fox News. Kompaninë e argëtimit AT&T kohën e fundit e bleu Time Warner për 81 miliardë dollarë pasi gjyqtari federal hodhi poshtë dyshimet për blerjen e paligjshme.
Disney në muajin dhjetor bëri ofertë prej 52.5 miliardë dollarë për Twenty-First Century Fox, ndërsa aktualisht ofron 38 dollarë për një aksion të Fox-it, që është më shumë se 10 dollarë për një aksion nga shuma që e ofroi në dhjetor. /Telegrafi/