Telegrafi

Disney ka prezantuar një pamje të re të Minnie Mouse – personazhi i animuar nuk vesh më fustan

Disney ka zbuluar një pamje të re të Minnie Mouse. Gjegjësisht, ajo për herë të parë do të “shfaqet” në publik pa fustanin e kuq që ishte marka e saj dhe do të veshë një kostum.

Disneyland Paris ka njoftuar se do të veshë një kostum të kaltër të dizajnuar nga Stella McCartney për të festuar 30 vjetorin e punës së Minnie.

Festa do të zhvillohet në muajin mars, e cila është shpallur Muaji i Historisë së Gruas.

“Minnie ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Ajo është autentike dhe frymëzon njerëzit në mbarë botën. Përveç kësaj, ajo ka një stil të shkëlqyeshëm. Pamja e saj e re është përshtatur me vlerat e epokës moderne”, tha McCartney.

Megjithatë, disa njerëzve nuk u pëlqen ndryshimi në mënyrën e të veshurit, raporton dailymail.

“Bravo, Disney. Ti e ktheve Minnie Mouse në Hillary Clinton”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Ju po promovoni me forcë vlerat moderne. Personazhi i Minnie është pothuajse njëqind vjeçar. Tani ai ngjan më shumë si Mickey”, është gjithashtu një nga komentet. /Telegrafi/