Telegrafi

Disney hedh në treg koleksionin mahnitës të fustaneve të nusërisë, në mënyrë që të ndjeheni si princeshë në ditën tuaj të madhe

Nëse keni ëndërruar gjatë për të pasur një martesë përrallore, atëherë tani është shansi juaj, sepse Disney ka nisur një linjë të re të veshjeve të dasmave të frymëzuara nga princesha, kështu që ju në të vërtetë mund të jeni një princeshë e jetës reale në ditën tuaj të madhe.

Modelet magjike u sollën në jetë nga Allure Bridal, të cilët kanë sjellë modele mahnitëse të fustaneve për nuse.

Koleksioni është shumë më i mirë nga sa mund ta imagjinonim, dhe përmban fustane të frymëzuara nga princeshat e Disney: Aurora, Jasmin, Hirushja, Pokahontas, Rapunzel, Princesha Tiana, Ariel dhe Belle.

Por, si mund të vendosni ju se cila princeshë e Disney dëshironi të bëheni?

Më poshtë gjeni fustanet e princeshave dhe mund të zgjidhni atë i cili më së miri përshtatet me natyrën tuaj:

Hirushja

Borëbardha

Tiana

Ariel

Jasmine

/Telegrafi/