Site icon Telegrafi

‘Disney’ blen gjigandin mediatik ’21 Century Fox’ për 60 miliardë dollarë

Walt Disney është afër konfirmimit të marrëveshjes për të blerë pasuritë argëtuese të 21 Century Fox për rreth 60 miliardë dollarë.

Disney u bë garuesi kryesor që kur Comcast, pronari i NBC, la garën për t’a blerë kompaninë e njohur.

CNBC raportoi se Fox dhe Disney janë afër arritjes së marrëveshjes. Familja Murdoch e favorizonte marrëveshjen me Disney, sepse do të ishte më mirë të paguhej në aksionet e gjigandit të argëtimit sesa në stoqet e Comcast.

Asetet që do të shiten nga Fox përfshijnë kanalet e saj FX dhe National Geographic, 22 rrjetet rajonale të sporteve amerikane dhe aksionet e kompanisë në platformën Hulu në SHBA.

Gjithashtu do të përfshihen studiot e filmit Century Fox dhe transmetuesit satelitor Sky dhe Star në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Azi.

Lexo po ashtu “Princesha djalë”, për herë të parë në Disney (Video)

Rrjeti Fox, Fox News dhe Fox Sports do të mbeten nën kontrollin e Murdochs.

Vendimi i Z. Murdoch për të shitur shumicën e Fox ka habitur shumë komentues duke pasur parasysh dëshirën e tij për të zgjeruar vazhdimisht perandorinë e tij të medias gjatë pesë dekadave të kaluara. /OraNews/

Exit mobile version