Site icon Telegrafi

Diskutohet për të drejtat dhe obligimet ligjore në sferën e mjedisit jetësor

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) në bashkëpunim me USAID-in organizoi takim informativ me më shumë se 30 firma, për temën ”Të drejtat dhe obligimet që dalin nga dispozitat ligjore nga sfera e mjedisit jetësor dhe urbanizmit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është takimi i katërt informativ nga 18 të planifikuara që të mbahen në tërë Maqedoninë, por është i pari takim që ka të bëjë me mjedisin jetësor. Pjesëmarrësit thanë se sipas anketave, firmat e Maqedonisë kanë probleme me rregulloret ligjore në sferën e doganës, tatimeve, marrëdhënieve të punës dhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Sipas AIM-së, qëllimi i projektit është që përmes diskutimeve të sqarohen problemet dhe të rregullohet zbatimi praktik i rregulloreve të paligjshme./Telegrafi/

Exit mobile version