Site icon Telegrafi

Diskutohet për rolin e Komisioneve në mbikëqyrje të dialogut Kosovë-Serbi

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës do të mbajë takimin e radhës me kryetarë të komisioneve parlamentare të Kuvendit me temë “Roli i komisioneve parlamentare në mbikëqyrje të dialogut Kosovë-Serbi”.

Takimi mbahet në ora 14:00 në ndërtesën e Kuvendit.

Ndryshe, pas një kohë të gjatë të ndërprerjes së dialogut me Serbinë, delegacioni i Kosovës ka vazhduar negociatat me Serbinë në muajin shkurt.

Saktësisht, kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi është takuar me negociatorin e Serbisë, Marko Gjuriq më 26 dhe 27 shkurt.

Gjatë këtyre dy ditë takimi, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut mes dyja vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version