Telegrafi

Diskutohet për Propozim-ligjin për amnesti, do të përfitojnë shumë të burgosur në Maqedoni

Në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të diskutohet për propozim-ligjin për amnesti.

Me këtë propozim duhet që të lirohen nga burgu rreth 670 persona që janë të dënuar deri gjashtë muaj burg.

Gjithashtu, do të përfitojnë edhe 3.097 të tjerë të cilëve duhet t’u ulet dënimi për 30%./Telegrafi/